Besim Elezi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në mars të vitit 1935 në Fterrë të Delvinës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e përfundoi në Gjirokastër, kurse të mesmen të mjekësisë e kreu në Tiranë, ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë më 1957, mandej kreu studimet pasuniversitare në Kopenhagë (Danimarkë). Ku u specializua për anestezireanimacion dhe në Paris për kirurgjinë e ezofagut. Dr. Besim Elezi pas kryerjes së fakultetit punoi si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës. Ndërkohë i mori gradët “Kandidat i Shkencave” dhe “Doktor i Shkencave” si dhe titullin profesor për sëmundjet ekinokokozës. Ka dy vepra të botuara. Mbajti referate e kumtesa në konferenca e kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare. Është kryetar i Shoqatës Shqiptare të Kirurgjisë, anëtar i Kolegjit Universitar të Kirurgëve dhe i Komitetit të përhershëm të Shoqatës Evropiane të Kirurgjisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.