← Shfleto

Besim Beqaj

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në qershor të vitit 1970 në Gramoqel të Deçanit. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Deçan. Fakultetin Ekonomik-Dega e Tregtisë së jashtme e kreu në Zagreb më 1994. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik-Dega e Menaxhmentit në Zagreb ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1996 me temën: ”UDHËHEQJA STRATEGJIKE E PRODHIMIT”(kr). Mr. Besim Beqaj ka ndjekur studimet evropiane për doktoratë në fushen e administrimit të biznesit të vogël dhe të mesëm në Universitetin e Barcelonës (Spanjë) dhe Voxja (Suedi) edhe ka paraqitur disertacionin në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, kurse ka doktoruar në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në tetor të vitit 2003 me temën: ”MENAXHIMI I ZHVILLIMIT TË PRODUKTEVE TË REJA NË KOSOVË”. Dr. Besim Beqaj që nga marsi i vitit 1996 punon në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës si asistent në Katedrën e Ndërmarrësisë dhe të marketingut. Ka të botuara disa artikuj shkencorë brenda dhe jashtë vendit, ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore në vend dhe jashtë. Specializoi në SHBA dhe në Evropë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.