Beshir Ciceri
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në prill të vitit 1945 në Bilisht të Devollit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollimin e mëtejshëm e vazhdoi në Tiranë, aty kreu edhe Fakultetin Ekonomik më 1970. Ka doktoruar po në të njëjtin fakultet më 1985 dhe mori gradën “Doktor i Shkencave Ekonomike”. Ka marrë pjesë në kualifikime në Institutin e Financave Publike në Universitetin e Barit, në Universitetin e Grenoblit (Francë). Në vitin 1996 u kualifikua në Universitetin e Maceratës (Itali). Dr. Beshir Ciceri më 1963 e filloi punën në Sekretarinë e Financave në Pogradec, mandej pedagog në Katedrën e Financave të Fakultetit të Ekonomisë të Tiranës, ku e ligjëronte lëndën “Financat e përgjithshme”, ka ligjëruar në kurse pasuniversitare lëndën “Taksimi” dhe “Drejtimi financiar i avancuar”. Dr. B. Ciceri është autor i 8 teksteve të shkollimit të lartë si “Statistika e industrisë” e botuar më 1982. Ka marrë pjesë në shumë konferenca e simpoziume në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.