← Shfleto

Besa Hoxha

Magjistër e shkencave të filologjisë

Lindi më 1968 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Filologjisë e kreu në Prishtinë më 1990, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në nëntor të vitit 1995 me temën:”POEZIA E MARTIN CAMAJT”. Mr. Besa Hoxha pas magjistrimit punoi si profesoreshë e gjuhës shqipe në shkollen fillore “Elena Gjika” të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.