← Shfleto

Beqir Shala

Magjistër i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi në korrik të vitit 1948 në Leçinë të Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Mitrovicë. FSHMN-Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1978. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në korrik të vitit 1994 me temën: ”GJEOMETRIA E GALILEUT”. Mr. Beqir I . Shala së pari filloi punën si profesor i matematikës në Gjimnaz të Skenderajt, dhe vazhdoi në Gjimnazin “Xh. Doda” të Prishtinës si profesor i matematikës, ku edhe punonte. Ka të botuara disa punime profesionale-shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.