Beqir Shala
Doktor i shkencave të teknologjisë
Lindi më 1938 në Logjë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në Raushiq, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. Fakultetin e SHMN-Dega e Kimisë e kreu në Shkup më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1975 me temën: ”PËRPUNIME-SHKRIRJA E BOKSITIT TË LOKALITETIT GREBNI-KOSOVË”(kr). Mr. Beqir A. Shala doktoroi në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit në korrik të vitit 1982 me temën: ” GASIFIKIMI I LIGNITIT TË KOSOVËS DHE PËRCAKTIMI I NDOTËSVE TË DËMSHËM”(kr). Dr. Beqir A Shala ka punuar në Kombinatin “Kosova” të Obiliqit, si drejtor në Laboratorin Qendror, zëvendësdrejtor në “Inkos”, drejtor i OP “Azotiku” dhe si bashkëpunëtor në Fakultetin Teknik, Përfaqësues i Minierës së Boksitit në Rumani, më vonë edhe drejtor i përfaqësisë së “Eximkosit” në Bukuresht. Ka të botuara 16 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.