Beqir Lupçi
Doktor i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë
Lindi më 1938 në Elbasan. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Prishtinë. Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Beograd më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Beograd, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1974 me temën: ”NDIKIMI I FAKTORËVE GJENETIKË NË RRITJET E SISTEMIT OROFACIAL”(sr). Mr. Beqir Lupçi doktoroi në Fakultetin e Stomatologjisë në Beograd në maj të vitit 1977 me temën: ”NDIKIMI I TRASHËGIMISË DHE I MESIT NË SHFAQJEN E HIPODENCISË”(sr). Dr. Beqir Lupçi filloi punën si mjek-stomatolog në Prishtinë, mandej specializoi në Beograd dhe në Londër, u zgjodh asistent i ortopedisë së nofullës në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. B. Lupçi është magjistri dhe doktori i parë i stomatologjisë në Kosovë ndër shqiptarët. Ka të botuara 80 punime shkencore – profesionale në vend dhe jashtë vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.