← Shfleto

Beqir Ismaili

Doktor i shkencave të filologjisë arabe

Lindi në tetor të vitit 1959 në Kosovë. Shkollën fillore në Prishtinë. Shkollën e Mesme e kreu në Damask-Siri. Studimet i bëri në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe në Universitetin Al-az-Har të Kajros. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe në “Universitetin e Hapur Amerikan “ në Kajro, ku edhe magjistroi me temen:”NDIKIMI I GJUHËS ARABE NË GJUHËN SHQIPE”(ar). Mr. Beqir Ismaili doktoroi në Universitetin e Hapur Amerikan të Kajros në ------ 2004 me temën: ”PËRHAPJA E GJUHËS DHE LETËRSISË ARABE NË KOSOVË”(ar). Dr. Beqir Ismaili titujt shkencor i mori në Universitetin e famshëm Al-az-har në Kajro dhe u laurua me titull “Profesor Doktor i Gjuhës Arabe” në vitin 2004. Dr. B. Ismaili ka të botuara 115 tituj të veprash në shqip dhe arabisht si në Tiranë, Prishtinë dhe Kajro. Dr. Beqir Ismaili është përfaqësues i shumë Institucioneve të Kosovës në Botën Arabe, dhe botues i “Alba-Pres” në Kajro.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.