Beqir Hundozi
Doktor i shkencave të natyës – biologjisë
Lindi në nëntor të vitit 1934 në Rahavec. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Gjakovë. Fakultetin e SHMN-Dega e Biologjisë - e kreu në Shkup më 1961. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biologjisë - në Zagreb, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1965 me temën: ” HULUMTIMET FITOCENOLOGJIKE NË MES SESVETIT DHE DUGOSELLËS NË RRETHIN E GJERË TË ZAGREBIT”(kr). Mr. Beqir Hundozi doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në dhjetor të vitit 1980 me temën: ” VEGJETACIONI I LIVADHEVE ULTËSINORE TË KOSOVËS”(kr). Dr. Beqir Hundozi së pari punoi si prof. i biologjisë në Rahavec, më 1966 u zgjodh asistent i morfologjisë dhe fiziologjisë së bimëve në Fakultetin Filozofik-Dega e Bilogjisë në Prishtinë dhe arriti deri te prof. ordinar i anatomisë dhe morfologjisë së bimve në FSHMN të Prishtinës. Është ndër biologët e parë në Fakultetin e Prishtinës. Ka të botuara disa punime shkencore dhe tekste shkollor të përkthyera për të gjitha nivelet prej ati fillor e deri tek tekstet universitare, si dhe është koautor i tekstit universitar Anatomia e Bimëve.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.