← Shfleto

Beqir Hamidi

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në maj të vitit 1962 në Tërnoc të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (gjimnazin) në Bujanoc. Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë - e kreu në Prishtinë më 1986. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Teknik të Shkupit ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1992 me temën: ”KËRKIMI I SFORCIMEVE DHE I DEFORMIMEVE TE LARTËSITË ME MURE TË HOLLA TEK AUTOMJETET MOTORIKE”(ma). Mr. Beqir Amidi (Hamidi) doktoroi në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës në qershor të vitit 2000 me temen: ” KONTRIBUT I HULUMTIMIT TË DINAMIKËS SË KONSTRUKSIONIT BARTËS TË ESKAVATORIT ME MOTOR”. Dr. Beqir Amidi së pari punoi në Bujanoc, në Lipjan, në Fabriken e Amortizatorëve të Prishtinës, më 1987 u pranua në Fakultetin Teknik në Katedrën e Konstruksioneve Makinerike dhe mbajti ushtrime nga lënda: Gjeometria deskriptive në SHLT në Ferizaj, më 1992 u zgjodh asistent më vonë ligjërues i Konstruksioneve metalike në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës. Dr. B. Amidi ka të botuara 9 punime shkencore dhe 5 tekste të ligjëratave të autorizuara dhe ka marrë pjesë në shumë projekte ideore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.