← Shfleto

Bektesh Vidishiqi

Magjistër i shkencave të natyrës – gjeografisë

Lindi më 1941 në Vushtrri. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, Fakultetin Filozofik-Dega e Gjeografisë e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1973 me temën: ”BAZAT SHOQËROR-EKONOMIKE DHE STRUKTURA DINAMIKE E POPULLSISË SË MITROVICËS SË KOSOVËS”(kr). Mr. Bektesh Vidishiqi së pari punoi si mësues, e profesor i gjeografisë në Shkolla të mesme të Vushtrrisë e Mitrovicës dhe si inspektor-Përgjegjës i Arsimit në Komunën e Mitrovicës. Ka të botuara 7 punime shkencore. Aktualisht është udhëheqës në Muzeun e Mitrovicës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.