← Shfleto

Bejtush Gashi

Magjistër i shkencave politike – mbrojtja popullore

Lindi më 1957 në Busi të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin e Mbrojtjes së Përgjithshme e kreu në Beograd më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike të Zagrebit, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1989 me temën: ”SISTEMI I AFTËSIMIT TË RINISË PËR MBROJTJEN E PËRGJITHSHME POPULLORE”(kr). Mr. Bejtush Gashi në fillim punoi si prof. në Gjimnaz të Fushë Kosovës dhe Gjimnazin “Xh. Doda” të Prishtinës në Tregtinë e Kosovës, mandej në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë si ligjërues i lëndës Mbrojtja e përgjithshme popullore. Ka të botuara 2 libra nga lëmi i Mbrojtjes popullore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.