Bejtulla Zeqiri
Doktor i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë
Lindi në korrik të vitit 1966 në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Biokiminë) e kreu në Tetovë. Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Shkup më 1991. Studimet pasuniversitare i bëri në (QKSU) të njëjtit fakultet në Shkup, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1999 me temën: ”VLERËSIMI OBJEKTIV I MALOKLUZIONEVE PËR NEVOJAT E TRAJTIMIT ORTODENTIK”(ma). Mr. Bejtulla Zeqiri doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shkurt të vitit 2004 me temën:” NDIKIMI I TRASHËGIMISË DHE I AMBIENTIT NË ZHVILLIMIN E SISTEMIT KRONIOFACIAL”. Dr. Bejtulla Zeqiri së pari punoi si mjek stomatolog e pastaj u pranua asistent në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë në Prishtinë. Ka qenë në specializim në Japoni dhe në Çeki. Ka të botuara 12 punime profesionale dhe 4 punime shkencore dhe 2 tekste universitare njërin si autor dhe tjetrin si koautor si dhe 5 botime të ndryshme.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.