← Shfleto

Behxhet Zhuja

Magjistër i shkencave të sociologjisë

Lindi më 1948 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Sociologjisë e kreu në Zagreb më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet dhe degë në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1976 me temën: ”TRANSFORMIMI I FAMILJES GJAKOVARE”(kr). Mr. Behxhet Zhuja një kohë të shkurtër punoi në vendlindje, mandej u pranua në Fakultetin Filozofik-Dega e Sociologjisë në Prishtinë së pari si bashkëpunëtor dhe arriti deri te ligjërues i lëndës Sociologjia e Përgjithshme në këtë fakultet. Po këtë lëndë e ka ligjëruar edhe në FSHMN dhe në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.