Behxhet Canhasi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1945 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë-Klinika e Mjekësisë Nukleare në Lubjanë, kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit në nëntor të vitit 1976 me temën: ”SEKRETIMI I INSULINËS TE DISFUNKSIONET E GJËNDRËS TIROIDE”(sr). Mr. Behxhet Canhasi doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shtator të vitit 1980 me temën: ” SCINTIGRAMA E MIOKARDIT TE SKLEROZA KORONARE”(sr). Dr. Behxhet Canhasi në fillim punoi si mjek në Qendrën Mjekësore në Gjakovë. Më 1971 u zgjodh asistent në Institutin e Patofiziologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. Specializoi mjekësinë bërthamore në Beograd. Specializoi edhe gjuhën angleze në Bristol. Dr. B.Canhasi është prof.ordinar i lëndës fiziologjia patologjike në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ka të botuara 44 punime shkencore dhe një tekst universitar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.