Behajdin Skeja
Doktor i shkencave kimiko – teknologjike
Lindi në mars të vitit 1948 në Prizren. Shkollën fillore, të mesmen (Gjimnazin) dhe SHLP i kreu në vendlindje më 1969. Fakultetin e SHMN-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë në Lubjanë ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1976 me temën: ”AGREGACIONI C, I, DIREKT I RENDIT 28 TË C, I, MARRJA DIREKTE E 26 UJRAVE TË TRETUR” (sl). Mr. Behajdin Skeja doktoroi në Fakultetin Teknik të Lubjanës në dhjetor të vitit 1982 me temën: ” METODA KALORIMETRIKE PËR CAKTIMIN E NXEHTËSISË PËR NGJYROSJE TË TEKSTILIT”(sl). Dr. Behajdin Skeja në fillim punoi në “Printex “ të Prizrenit, mandej si profesor i Gjimnazit të Suharekës. Më 1977 u zgjodh asistent i kimisë organike në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë të Mitrovicës ku arriti deri te prof. ordinar i lëndës kimia e përgjithshme dhe inorganike në këtë fakultet në të cilin edhe punon. Dr. B. Skeja ka të botuara një numër të konsiderueshëm punimesh shkencore të lëmit të ngjyrosjes së metaleve.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.