← Shfleto

Begzad Baliu

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1966 në Makresh të Poshtëm të Gjilanit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Marec, gjimnazin e kreu në Gjilan dhe Fakultetin e Filologjisë-Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e kreu në Prishtinë më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, kurse magjistroi në Institutin Albanalogjik të Prishtinës në qershor të vitit 2000 me temë: ” ÇËSHTJE E STUDIMIT TË ONOMASTIKËS NË VEPREN E EQREM ÇABEJT”. Mr. Begzad Baliu doktoroi në Institutin Albanalogjik të Prishtinës në qershor të vitit 2004 me temën:”ONOMASTIKA E GALLAPIT”. Dr. Begzad Baliu punën e filloi në Institutin Albanalogjik të Prishtinës më 1996 si asistent në Degën e Onomastikës, ku arriti deri te hulumtues shkencor në këtë lëmi në Institut. Dr. B. Baliu ka bashkëpunuar me shumë gazeta-revista shkencore, ka qenë anëtar i Komisionit Qëndror të Standardizimit të emërvendeve në Kosovë, ka mbi 17 punime nga fusha e gjuhësisë si autor-koautor, ka marrë pjesë në disa projekte shkencore dhe në disa konferenca shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.