← Shfleto

Bedrush Shehu

Doktor i shkencave të historisë

Lindi më 1933 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) i bëri në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Sarajevë më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Beogradit ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1972 me temën: ”LËVIZJA E POPULLIT SHQIPTAR NË KOHËN E MUSTAFË – PASHË BUSHATIT 1830 – 1831”(sr). Mr. Bedrush Shehu doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1980 me temën: ”SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT NË VITET E TRIDHJETA TË SHEKULLIT XIX”. Dr. Bedrush Shehu së pari punoi si mësues në rrethin e Gjakovës e mandej si profesor i historisë në shkollat e mesme të Gjakovës. Më 1968 u zgjodh asistent i lëndës Historia e përgjithshme e kohës së re në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i lëndës Historia e përgjithshme botërore II në këtë fakultet ku punoi deri në pensionim. Ka të botuara 3 punime profesionale dhe 10 punime shkencore dhe tekste të historisë për shkolla fillore dhe për të mesme si autor e koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.