← Shfleto

Beatriçe Polo

Doktor e shkencave të ekonomisë

Lindi në korrik të vitit 1949 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen të përgjithshme i kreu në Tiranë. Aty e kreu edhe Fakultetin Ekonomik më 1971. Kandidat i Shkencave Ekonomike e mori titullin më 1986. Më 1993 u konvertua në “Doktor e Shkencave Ekonomike” në Tiranë. Kreu edhe kurse pasuniversitare në universitete italiane, si në Veronë, Maçerata e Potenca. Dr. Beatriçe Polo ka të botuar punime shkencore si autore - bashkëautore, tekste universitare dhe monografi. Dr. B. Polo ka marrë pjesë me kumtesa në konferenca shkencore dhe në tryeza të rrumbullakëta në vend dhe me projekte jashtë vendit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.