Basri Mekolli
Magjistër i disejnit grafik
Lindi në nëntor të vitit 1966 në Shajkoc të Besianës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Podujevë. Fakultetin e Arteve-Dega e Disejnit Grafik - e kreu në Prishtinë më 1991. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1998 me temën:”ESENCA E JETËS”. Mr. Basri Mekolli u zgjodh ligjërues i lëndës së grafikës në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive të grafikës në Prishtinë dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.