Basri Jonuzi
Magjistër i shkencave kimiko – teknologjike
Lindi më 1948 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. FSHMN-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë në Zagreb ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1977 me temën: ”ANALIZA TERMIKE E RENTGENIT DHE DIFRAKSIONI TERMIK I ANALIZËS SË XEHEVE TË NIKELIT NË KOSOVË”(kr). Mr. Basri Jonuzi punoi si profesor i kimisë në Qendrën Teknike të Obiliqit, prej aty kaloi në Institutin “INKOS” të Elektroekonomisë së Kosovës në Obiliq, ku u bë shef i Laboratorit. Ka qenë i angazhuar në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë, për kimi analitike ku më vonë e ka ligjëruar këtë lëndë në këtë fakultet. Ka të botuara disa punime shkencore. Aktualisht jeton dhe punon në SHBA.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.