Bashkim Mexhiti
Magjistër i artit – pikturës
Lindi në korrik të vitit 1965 në Gostivar. Shkollën fillore dhe të mesmen (Teknike) e kreu në vendlindje. Fakultetin e Arteve-Drejtimin e Pikturës e kreu në Prishtinë më 1991. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistrua në dhjetor të vitit 1998 me temën: ”FIGURACIONI NË HAPËSIRË”. Mr. Bashkim Mexhiti ka marrë pjesë në ekspozita kolektive në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Tash është profesor i artit figurativ në Shkollën Teknike të Gostivarit, ku edhe jeton. Ligjëron në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Tetovës ku ka qenë edhe themelues i tij.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.