← Shfleto

Bashkim Berisha

Magjistër i shkencave të bujqësisë

Lindi më 1958 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje, Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Prishtinë më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1990 me temën: ”KONTRIBUT NË NJOHJEN E SËMUNDJEVE TË MANAVE NË PLANTAZHIN E KBI “ERENIK” TË GJAKOVËS”(kr). Mr. Bashkim Berisha një kohë ka punuar si asistent i lëndës së Pemtarisë në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës, më vonë shkoi për specializim për mbrojtjen e pemëve (bimëve) në Rugjersi të SHBA-ve, ku edhe tash jeton.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.