← Shfleto

Bashkim Baxhaku

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në tetor të vitit 1953 në Bellobrad të Dragashit ( Sharrit). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Dragash, shkollën (teknike) e kreu në Prizren. Fakultetin Teknik-Seksioni i Makinerisë e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë të Beogradit, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1983 me temën:“ LLOGARITJA STATISTIKORE E BOSHTEVE TË PACAKTUARA BRRYLOR“(sr). Mr. Bashkim Baxhaku doktoroi në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës në tetor të vitit 1997 me temën: “ OPTIMALIZIMI I PARAMETRAVE KARAKTERISTIKE NË PROCESET QË ZHVILLOHEN NË SISTEMIN E USHQIMIT TË MOTORIT DISEL“. Dr. B. Baxhaku në fillim u punësua në KBI „Progres Eksport“ të Prizrenit, më 1978 zgjodh asistent për lëndët: Vizatimi teknik dhe Motorët me djegëje të brendshme, në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës dhe mori gradën docent i këtyre lëndëve. Ka qenë në specializim në Gjermani e Çekosllovaki. Ka të botuara 3 dispensa dhe 3 punime shkencore dhe disa projekte profesionale për nevoja të mihjeve sipërfaqësore në Obiliq dhe të teleferikut në Badovc.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.