← Shfleto

Bashkim Agolli

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1936 në Tiranë. Shkollën fillore e nisi në Tiranë dhe e kreu në Ohër, ku e kreu edhe shkollën e mesme. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Akademinë Ushtarake të Beogradit më 1966. Në këtë akademi edhe doktoroi në qershor të vitit 1978 me temën: ”RËNDËSIA HIGJIENO EPIDEMIOLOGJIKE E KONTAMINIMIT BAKTERIOLOGJIK TË AJRIT NË NJËSITË LUNDRUESE TË MARINËS LUFTARAKE”(sr). Dr. Bashkim Agolli shumë kohë ka punuar në Akademinë Ushtarake në Beograd e më vonë u kthye të punonte si mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, por nuk u pranua. Tani jeton në Split-Kroaci.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.