← Shfleto

Bashkim Abdullahu

Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi më 1952 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Elektroteknikës e kreu në Zagreb më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1980 me temën:”?“(kr). Mr. Bashkim Abdullahu në vitin 1975 u zgjodh asistent në Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës në Prishtinë e më 1981 në të njëjtin fakultet u zgjodh ligjërues.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.