Bardhyl Qaushi
Doktor i shkencave juridike
Lindi më 1936 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin Juridik e kreu në Shkup më 1959. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Beogradit, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1978 me temën: ”FORMAT E LIDHJES SË KONTRATËS SIPAS SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE DHE ASAJ ROMAKE IUS-CIVILE-A”(sr). Mr. Bardhyl Qaushi doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës me temën:”?“. Dr. Bardhyl Qaushi në fillim punoi si gjykatës në Gjykatën Komunale të Gjakovës, në atë të Qarkut në Pejë. Më 1969 u zgjodh ligjërues i lëndës E drejta romake në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet, ku ka qenë edhe dekan i këtij fakulteti dhe nga ky funksion forcat serbe e likuiduan më 1999 dhe u gjet i vdekur më 2005 në varrezat masive të shqiptarëve në Serbi. Ka të botuara 10 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.