← Shfleto

Bardhyl Progoni

Doktor i shkencave të filozofisë

Lindi në janar të vitit 1926 në Tiranë. Shkollën fillore dhe Gjimnazin e Ulët e kreu në Korçë, kurse Gjimnazin Shtetror në Tiranë. Bardhyli me bursë të Shtetit shkoi në Austri dhe i vazhdoi klasat e fundit të Shkollës Artistike të Vjenës. Diplomoi më 1944. Në vitin 1945 emigroi në SHBA dhe i vazhdoi studimet në Fakultetin e Filozofisë pranë Western Kantuky University dhe doktoroi në Degën e Filozofisë në Universitetin e Indianopolisit. Prej vitit 1961 Dr. Bardhyl Progoni ishte shef Katedre të Gjuhës Angleze në Universitetin e Tripolit (Libi), kurse më 1968 emërohet shef i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Napolit dhe shërbeu 17 vjet deri në vdekje. Dr. Bardhyl Progoni ishte një personalitet i shquar i letërsisë shqipe (sidomos i poezisë). Ia bëri të njohur botës letrare veprat e shquara të letërsisë shqipe. Vdiq në Napoli më 1985.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.