Bardhyl Ceku
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në tetor të vitit 1952 në Topojan-Shupenzë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen të Tregtisë në Vlorë. Studimet i kreu në Fakultetin Ekonomik të Tiranës më 1977. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare të tregtisë së jashtme më 1981-1983. Aty edhe doktoroi më 1986 me temën: ” STUDIMI, ANALIZA DHE PËRLOGARITJA E KËRKESËS PËR MALLRA NË SHQIPËRI”. Dr. Bardhyl Ceku kreu edhe kursin për marketing në Shkollën e Biznesit në Grenoble të Francës. Ka udhëtuar jashtë vendit në disa vende të Evropës për eksperiencë pune. Shumë kohë ka punuar si ekonomist dhe shef në Ndërmarrjen Ushqimore. Më 1994 mori titullin “Profesor”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.