← Shfleto

Bardha Korça

Doktor e shkencave të natyrës – kimisë

Lindi në shtator të vitit 1960 në Dibër. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Dibër. Fakultetin e SHMN-Dega e Kimisë - e kreu në Prishtinë më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën për Studime Postdiplomike dhe në Institutin “R. Boshoviq” të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1987 me temën: ”EKUILIBRAT HETEROGJENË Al (3) ME GLICERINË, ACID MALONIK, CITROKONIK DHE TARTIK”(kr). Mr. Bardha Korça doktoroi në FSHMN në Prishtinë në janar të vitit 1997 me temën: ”PREÇIPITIMI DHE KARAKTERIZIMI I KOMPONENTEVE TË IZOLUARA TË JONIT Al(3). ME DISA ACIDE KARAKTERISTIKE DHE AMINOACIDE”. Dr. Bardha Korça u zgjodh asistente e lëndës Analiza kimike të ujërave dhe arriti deri te docente e kësaj lënde në FSHMN të Prishtinës. Ka të botuara 15 punime shkencore, 4 punime profesionale, një tekst për shkolla fillore si koautore dhe 2 tekste për shkolla të mesme si koautore dhe një tekst universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.