← Shfleto

Bardh Begolli

Magjistër i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi në korrik të vitit 1949 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) e kreu në vendlindje. Fakultetin e SHMN-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Kimisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1980 me temën:” KOMPONIMET KOMPLEKSE TË Nb DHE Ta ME TERPIRIDIN“(kr). Mr. Bardh Begolli më 1973 u zgjodh asistent në Katedrën e Kimisë të FSHMN të Prishtinës dhe më 1977 u zgjodh përsëri asistent në të njëjtin Fakultet në Prishtinë. Ka punuar në Fabrikën e Baterive në Pejë dhe në Njësinë Kërkimoro-shkencore pranë fabrikës së automjeteve „Zastava“ të Pejës. Aktualisht punon si hulumtues shkencor në Institutin e Bujqësisë të Kosovës në Pejë. Ka të botuara 15 punime profesionale dhe 1 punim shkencor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.