← Shfleto

Bamir Topi

Doktor i shkencave të veterinarisë – mjekësi veterinare

Lindi më 1957 në Tiranë. Shkollimin fillor, të mesmin dhe Fakultetin e Mjekësisë Veterinare i kreu në Tiranë më 1981. Studimet pasuniversitare në fushën e biologjisë së aplikuar i filloi në Romë e më pas në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në Torino. Doktoroi në vitin 1989 në lëmin e toksikologjisë e të farmakologjisë. Dr. Bamir Topi së pari punën e filloi në Kooperativën Bujqësore të Petrelës, mandej Kërkues shkencor në Institutin e Kërkimeve Veterinare “Bilal Golemi”. Ishte përgjegjës i sektorit të Toksikologjisë. Pas doktorimit B. Topi filloi punën si pedagog në Universitetin e Bujqësisë të Tiranës. Ka bërë specializime në Evropë e Amerikë. Më 1996 u zgjodh Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ministër i Bujqësisë dhe i ushqimit. Është “Doktor Honoris Causa” i Universitetit të Prishtinës, kurse në Itali ka marrë urdhrin “Kalorësi i mijëvjeçarit për paqen” ishte president i Shqipërisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.