← Shfleto

Bajram Shabani

Doktor i shkencave teknike – xehetarisë

Lindi më 1947 në Dobrixhë të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në Gramoçel, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Gjakovë. Fakultetin e Xehetarisë-Gjeologjisë e kreu në Tuzëll më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Xehetarisë-Gjeologjisë-Naftës në Zagreb, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1980 me temën: ”VLERËSIMI EKONOMIK I VENDBANIMIT THËNGJILLMBAJTËS TË DUKAGJINIT”(kr). Mr. Bajram Shabani doktoroi në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minjerave në Tiranë në dhjetor të vitit 1994 me temën: ”VLERËSIMI GJEOLOGJIKO-EKONOMIK I VENDBANIMIT THËNGJILLMBAJTËS TË DUKAGJINIT-KOSOVË”. Dr. Bajram Shabani filloi punën si inxh.i xehetarisë në Minierën e Boksitit në Volljakë të Klinës. Ishte edhe drejtor i Minierës. Më vonë u zgjodh mësimdhënës i lëndëve Teknologjia e shfrytëzimit sipërfaqësor dhe i shpimeve kërkimore me injektim në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë në Mitrovicë dhe arriti deri te prof.inordinar në këtë fakultet. Ka të botuara 15 punime shkencor një monografi për boksidet në Kosovë dhe 2 tekste universitare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.