Bajram Qerimi
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi në nëntor të vitit 1943 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen (Ekonomike) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1979 me temën: ”POETIKA E NAIM FRASHËRIT”. Mr. Bajram Qerimi punoi si prof. i gjuhës shqipe në Normale të Ferizajt, të Prizrenit dhe të Gjilanit. Më 1978 punoi në Shkollën Teknike të Obiliqit. Mr. B. Qerimi ka të botuara një sërë artikujsh e kumtesash, si dhe 24 punime. Më 1991 u kthye në vendlindje dhe përpiloi dy fjalorë frazeologjikë. I është botuar tema e magjistraturës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.