Bajram Bytyçi
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1946 në Kërvasari të Malishevës. Shkollën fillore i nisi në vendlindje dhe e kreu në Banjë. Shkollën Normale e kreu në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1984 me temën: ”NOVELA POPULLORE SHQIPTARE”. Mr. Bajram Bytyçi punoi si profesor në shkollë të mesme të Prizrenit si përkthyes në organizatën hidroekonomike “Metohia” e Prizrenit. Më vonë u larga nga puna si tepric teknologjike nga pushteti serb. Mr. B. Bytyçi është mbledhës i folklorit dhe ka botuar 8 punime shkencore dhe bashkëpunon me Institutin Albanalogjik të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.