Bajar Berisha
Magjistër i artit – muzikës
Lindi më 1950 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen të Muzikës i kreu në Prishtinë. Fakultetin e Muzikës-Drejtimi (dirigjimit) e kreu në Sarajevë më 1962. Në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në korrik të vitit 1975 me temën: ”POEMA DRAMATIKE E F. BEQIRIT, SIMFONIA NR. IV E ÇAJKOVSKIT, KONCERT PËR KITARË E EHAT MUSËS”(sr). Mr Bajar Berisha së pari punoi si prof. i muzikës në Shkollën e Mesme të Muzikës në Prishtinë, mandej në Radio-Televizionin e Prishtinës si dirigjent i Orkestrës Simfonike të Prishtinës. Tash Mr. Bajar Berisha punon në Fakultetin e Arteve –Dega e Muzikës në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.