Bahtie Gërbeshi-Zylfiu
Doktor e shkencave të filologjisë
Lindi në qershor të vitit 1967 në Marec të Prishtinës. Shkollën fillore dhe Shkollën e mesme të Mjekësisë i kreu në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Orientalistikës më 1991. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë-Dega e Orientalistikës në Prishtinë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1998 me temën: ”MEVLUDI SHQIP”. Mr. Bahtie Gërbeshi-Zylfiu doktoroi në të njëjtin fakultet në Prishtinë në prill të vitit 2003 me temën: ” ELENA GJIKEJETA DHE VEPRAT”. Dr. Bahtie Gërbeshi-Zylfiu së pari punoi si gazetare, mandej si profesoreshë e Gjuhës Gjermane në Gjimnazin “E.Çabej” në Prishtinë. Ka të botuara 18 punime profesionale, 8 punime shkencore, 1 libër dhe 8 poezi të ribotuara. Dr. Bahtie Gërbeshi-Zylfiu punon në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë si redaktore e librit të rrallë dhe të vjetër.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.