Bahri Hoxha
Magjistër i shkencave të natyrës – kimisë
Lindi më 1942 në Cërnicë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Gjilan. FSHMN-Dega Kimie kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Kimisë Analitike në Zagreb ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1977 me temën: ”PËRCAKTIMI I PËRBËRJES SË MATERIES INORGANIKE TË THËNGJILLIT TË KOSOVËS”(kr). Mr. Bahri Hoxha disa vjet punoi si asistent në Laboratorin e Kimisë të FSHMN të Prishtinës, për dhënien dhe kontrollimin e analizave të studentëve në këtë degë. Më 1989 kaloi si profesor i kimisë në Shkollen Ekonomike të Prishtinës, ku tash punon. Ka të botuara 5 punime shkencore, 1 tekst për shkolla të mesme ekonomike, 3 tekste të përkthyera-përshtatura të kimisë për shkolla ekonomike.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.