Bahri Brisku
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1933 në Ulqin. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Normalen) në Prishtinë, SHLP dhe Fakultetin Filozofik i kreu në Shkup më 1962. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1976 me temën: ”LIRIKA POPULLORE NË TREKËNDSHIN ULQIN-SHESTAN-BREGU I BUNËS”. Mr. Bahri Brisku doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1990 me temën: ”DETI DHE DETARËT NË LETËRSINË POPULLORE SHQIPTARE”. Dr. Bahri Brisku në fillim ka punuar si arsimtar e pastaj si gazetar. Në Institutin e zhurnalistikës në Beograd e kreu specializimin për gazetari. Ka botuar mbi 100 studime të fushës së Albanologjisë. Ka të botuara edhe 8 vepra letrare. Dr. Bahri Brisku ka qenë i ndjekur dhe i burgosur politik nga shteti serbomalazez. Ka qenë kryetar i Ish të burgosurve dhe të përndjekurve të shqiptarëve në Malit të Zi. Më 1991 e larguan nga procesi mësimor dhe u pensionua. Jeton në Ulqin.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.