Bade Pepiçi-Bajrami
Doktor e shkencave të filologjisë
Lindi në tetor të vitit 1961 në Tuzi. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Paris (Francë). Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Frënge i kreu në Prishtinë më 1986. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1996 me temën: ”PARALELIZMAT STRUKTUROR TË NJËSIVE FRAZEOLOGJIKE TË GJUHËS SHQIPE DHE GJUHËS FRËNGE”(fr). Mr. Bade Pepiçi-Bajrami doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në prill të vitit 2006 me temën: ”LOKUCIONET FRËNGE DHE SHQIPE ME PËRBËRËS FOLJOR ME NJË VËSHTRIM TË VEÇANTË NË PËRKTHIMET E NDËRSJELLTA TË VEPRAVE LETRARE”. Dr. Bade Pepiçi-Bajrami është marrë me përkthime të nivelit shkencor. Kjo është ligjëruese e lëndëve Morfologjia dhe leksikografia e Gjuhës Frënge në Katedrën e Gjuhës Frënge të Fakultetit Filologjik të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.