← Shfleto

Aziz Islamaj

Magjistër i artit – skulpturës

Lindi në prill të vitit 1952 në Murgë të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse ate të Artit - në Pejë. SHLP-Dega e Artit Figurtiv - e kreu në Prishtinë, mandej e vazhdoi Fakultetin e Arteve dhe e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1999 me temën: ”AUTONOMIA KOMBËTARE NË PLASTICIFITETIN MODERN NË SKULPTURË” Mr. Aziz Islamaj punoi si mësimdhënës i Artit figurativ në Gllogoc. Ka marrë pjesë në ekspozita kolektive dhe individuale. Tash është ligjërues i lëndës Përpunimi i materialit në Akademinë e Arteve të Prishtinës, ku edhe punon.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.