← Shfleto

Aziz Dujaka

Doktor i kineziologjisë

Lindi në tetor të vitit 1955 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Kulturës Fizike e kreu në Beograd më 1979. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1992 me temën: ”KOMPARACIONI MES MODELIT TEORIK TË LËVIZJEVE QËNDRORE DHE LËVIZJEVE SITUACIONALE TE RROTULLIMI PARA-PRAPA NË HEKUR”(sr). Mr. Aziz Dujaka doktoroi në Fakultetin e Kulturës Fizike të Prishtinës në korrik të vitit 2005 me temën: ”EFIKASITETI SITUACIONAL I TEKNIKËS SË SLLALLOMIT TE SKITARËT KULMORË ME SKITË E MODELIT GARVING I PËRCAKTUAR ME PARAMETRAT BIOMEKANIKË (KINEMATIKO-DINAMIKE)”. Dr Aziz Dujaka së pari punoi si profesor i Edukatës Fizike në Gjakovë, mandej asistent në Fakultetin e Kulturës Fizike të Prishtinës, ku tash është ligjërues i lëndës Baza e Biomekanikës. Ka të botuara 15 punime profesionale dhe 4 punime shkencore dhe një tekst universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.