Azem Lajçi
Doktor i shkencave të natyrës – kimisë
Lindi më 1956 në Pepaj të Rugovës së Pejës. Shkollën fillore e kreu në Prishtinë, kurse të mesme (Teknike) e kreu në Obiliq. Fakultetin e FSHMN-Dega e Kimisë - e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Kimisë fizike në Zagreb, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1983 me temën: ”KINETIKA E OKSIDIMIT MË MANGANI (II) TË JONIT KOMPLEKS NË PREZENCËN E LIGANDEVE TË NDRYSHME”(kr). Mr. Azem Lajçi doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në dhjetor të vitit 1986 me temën”?“(kr). Dr. Azem Lajçi si student i dalluar ka marrë pjesë në gara për Kiminë Analitike dhe ka zënë vendin e parë në ish Jugosllavi. Së pari punoi në “Farmed” të Prishtinës, më vonë u zgjodh ligjërues i kimisë fizike në FSHMN të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë edhe profesor i Kimisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka të botuara 1385 punime shkencore brenda dhe jashtë vendit dhe tekste shkollore për të gjitha nivelet e shkollimit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.