← Shfleto

Azem Hajdini

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1943 në Klinë të Poshtme të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Ekonomike) e kreu në Ferizaj, kurse Fakultetin Ekonomik në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit ku edhe magjistroi në mars të vitit 1974 me temën: ”FAKTORI I INDUSTRIALIZIMIT TË KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Azem Hajdini doktoroi në të njëjtin Fakultet në Zagreb në korrik të vitit 1979 me temën: ”INDUSTRIALIZIMI SI STRATEGJI E ZHVILLIMIT MË TË SHPEJTË TË KSA TË KOSOVËS”(kr). Dr. Azem Hajdini në fillim punoi si mësimdhënës në Shkollën Ekonomike të Prishtinës, mandej zgjidhet asistent i lëndës sistemet ekonomike në Jugosllavi në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku ishte prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë edhe delegat në Kuvend të Serbisë-Jugosllavisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.