← Shfleto

Azem Hajdari

Doktor i shkencave juridike

Lindi më 1961 në Tuxhec të Kamenicës (Dardanës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Kamenicë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1984. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në mars të vitit 1998 me temën: ”VRASJET NË SHQIPËRI NË PERIUDHËN 1991-1996”. Mr. Azem Hajdari doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në korrik të vitit 2002 me temën: ”KRIMET E LUFTËS KUNDËR POPULLSISË CIVILE NË KOSOVË GJATË PERIUDHËS SHKURT 1998-QERSHOR 1999”. Dr. Azem Hajdari së pari punoi si jurist, si mësimdhënës i lëndëve juridike në Gjimnaz të Kamenicës, në shkollën e mesme “E.Çabej” të Prishtinës, si bashkëpunëtor profesional në gjykatën e Bashkuar të Kosovës. Aktualisht është sekretar i BKUK në Prishtinë. Ka të botuara disa punime profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.