← Shfleto

Avni Skeja

Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi më 1951 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Elektroteknikës e kreu në Lubjanë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës – Dega e Automatikës në Nish, dhe magjistroi në korrik të vitit 1981 me temën: ”ASPEKTI I LOGARITJES SË PROJEKTIMIT TË SISTEMIT QË PUNON NË RRETHIN STOHASTIK”(sr). Mr. Avni Skeja doktoroi në Fakultetin e Elektroteknikës në Lubjanë në maj të vitit 1988 me temën: ”SIMULIMI DHE DIRIGJIMI OPTIMAL I TERMOELEKTRANAVE NË BAZË TË NDRYSHIMIT TË RASTIT TË NGARKIMIT “(sl). Dr. Avni Skeja së pari punoi si inxh. në OP “Progres” të Prizrenit, më 1976 u zgjodh asistent i lëndës matja dhe rregullimi në Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës në Prishtinë, ku arriti deri te prof. ordinar i lëndëve Teknika e rregullimit, Sistemet digjitale dhe Dirigjimi optimal i proceseve të Fakultetit të Elektroteknikës të Prishtinës. Ka ligjëruar edhe në SHLT të Ferizajt. Dr. A.Skeja ka të botuara 12 punime shkencore 7 jashtë dhe 5 në Kosovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.