Avni Jonuzi
Doktor i shkencave kimiko – teknologjike
Lindi më 1940 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Makinerisë e kreu në Shkup më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1974 me temën:”NDIKIMI I KATALIZATORËVE NË SINTEZËN E AMONJAKUT ME GASIN E FITUAR GJATË GASIFIKIMIT TË LIGNITIT TË KOSOVËS”(kr). Mr. Avni Jonuzi doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në dhjetor të vitit 1978 me temën: ”NDIKIMI I KATALIZATORIT NË SINTEZËN E AMONJAKUT NGA GASI I PËRFITUAR ME GASIFIKIMIN E LIGNITIT TË KOSOVËS”(kr). Dr. Avni Jonuzi shumë kohë punoi në Kombinatin “Kosova” të Obiliqit, ku ishte edhe drejtor i Industrisë Kimike pranë këtij kombinati, mandej është zgjedhur mësimdhënës në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë. Vdiq në Prishtinë më 1981.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.