← Shfleto

Avdyl Bunjaku

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në shkurt të vitit 1947 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Makinerisë e kreu në Mostar më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë-Anijendërtimtarisë në Zagreb ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1978 me temën: ”ANALIZA DINAMIKE E SJELLJEVE TË MAKINAVE METALPRERËSE TË ZGJEDHURA ME PROPOZIME EVENTUALE TË REKONSTRUKTIMIT TË NEVOJSHËM NË BAZË TË DIAGRAMIT FREKUENTUES”(kr). Mr. Avdyl Bunjaku doktoroi në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”HULUMTIMET E NDIKIMIT TË SASISË SË KARBIDEVE TË FORMUARA NË PËRPUNUESHMËRINË E ÇELIQEVE TË LIDHURA ME SHUMË MANGAN”(sr). Dr. Avdyl Bunjaku së pari punoi në “Metalik” të Gjakovës, mandej u zgjodh asistent për lëndën Materialet e makinerisë në Fakultetin Teknik të Prishtinës, ku arriti gradën prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet, ka ligjëruar edhe në SHLT në Mitrovicë, mban ligjërata në Shkallën e tretë të studimeve të Makinerisë në Prishtinë. Ka qenë edhe dekan i këtij fakulteti. Ka të botuara 24 punime shkencore, 4 dispenca për përdorim intern për studentë të Makinerisë të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.