Avdi Demiri
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1936 në Ferizaj. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (normalen) në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë Ruse, e kreu në Prishtinë më 1969, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”ANA KARENINA NË SHQIPE”(ru). Mr. Avdi Demiri së pari punoi si mësues, e prof. i gjuhës ruse në gjimnazin e Ferizajt, kurse prej vitit 1972 punon si lektor i gjuhës ruse në Fakultetin Filozofik të Prishtinës e mandej si ligjërues i gjuhës ruse deri në mbylljen e përkohshme të Katedrës së Gjuhës Ruse në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës më 1994. Mr. Avdi Demiri ka të botuar një tekst për shkollë të mesme të gjuhës ruse. Pas luftës së UÇK-së në Kosovë, Avdiu emigroi për në Londër ku jeton dhe punon.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.