← Shfleto

Aurel Plasari

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1955 në Tiranë. Shkollimin prej atij fillore e derit te ai universitar i kreu në Tiranë d.m.th. Fakultetin e Filologjisë-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Tiranë, ku edhe u laurua me gradën doktor i shkencave të filologjisë-Dega Letërsi Shqipe. Dr. Aurel Plasari së pari punoi si redaktor i letërsisë së huaj në disa revista letrare, si kryeredaktor e mandej u zgjodh pedagog i letërsisë shqipe në Universitetin e Tiranës. Tash është drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Tiranës. Ky kryesisht merret me studimin e letërsisë, me kritikë letrare, me estetikë dhe studime të historisë së letërsisë. Ka të botuara 12 vepra letrare. Dr. A.Plasari punon dhe jeton në Tiranë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.